Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: • Lënien në fuqi të vendimit nr. 368, datë 19.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj. • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.12.2023.