Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi  kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020.Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi:Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Brahim Dragjoshi pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.12.2023.