Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj.
– Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 02.02.2024.