Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

· Lënien në fuqi të vendimit nr. 357, datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 07.02.2024, në Tiranë.