Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit gjyqësor nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkueses Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr. 13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 6 – 18/ 2019 (JR), datë 15.02.2022, dhe nr. 67/ 7 prot., datë 22.01.2024.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.02.2024