Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 658, datë 12.05.2023.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petraq Çuri pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.03.2024.