Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 446, datë 16.09.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 446, datë 16.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.03.2024.