Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 35/2018, datë 23.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si më poshtë:

Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Valbona Bala (Pajo).

Subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.07.2019