Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 667, datë 26.05.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 667, datë 26.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 24.04.2024.