Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 70/2021, datë 16.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 417, datë 08.07.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 30.04.2024.