Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 36/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 370, datë 22.04.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 370, datë 22.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 09.05.2024.