Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës dhe në germën “b”, të pikës 1, të nenit 66 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë:
– Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Alfred Balla.
– Subjekti i rivlerësimit, Alfred Balla, nuk mund të emërohet si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë të
Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 21.05.2024.