Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 30/2018, datë 06.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019.