Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 358, datë 19.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rita Gjati.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 05.06.2024.