Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2023, datë 08.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 684, datë 12.07.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 684, datë 12.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 27.06.2024.