Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 17/2022, datë 28.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 504, datë 28.01.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 96/ 2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.07.2024.