Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 433, datë 03.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sali Hasa.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.07.2024.