Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

• Lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 01.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe që i përket subjektit të rivlerësimit Iliba Bezati.

• Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 30.07.2024, në Tiranë.