Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 25.09.2024, në Tiranë.