Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 15/2022, datë 11.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 497, datë 13.01.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 497, datë 13.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Lulaj.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 15.10.2024.