Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 703, datë 28.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.10.2024.