Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 465, datë 28.10.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 465, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 22.10.2024.