Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 86/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saemira Hila kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 473, datë 05.11.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 473, datë 05.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saemira Hila.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.11.2024.