Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 81/2021, datë 20.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ajola Prençi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 470, datë 01.11.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 470, datë 01.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ajola Prençi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.11.2024.