Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2021, datë 21.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 378, datë 30.04.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 378, datë 30.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.11.2024.