Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2021, datë 17.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 375, datë 26.04.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 375, datë 26.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.11.2024.