Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 85/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 472, datë 04.11.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 472, datë 04.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.11.2024.