Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 509, datë 17.02.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 509, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2024.