Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 63/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 413, datë 07.07.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 413, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.01.2025.