Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Guximtar Boçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 530, datë 10.05.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 530, datë 10.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Guximtar Boçi.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 23.01.2025, në Tiranë.