Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 68/2021, datë 10.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 411, datë 05.07.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 411, datë 05.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Marku.

-Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.02.2025.