Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 65/2021, datë 08.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 447, datë 17.09.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
· Lënien në fuqi të vendimit nr. 447, datë 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Bujar Musta.
· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.02.2025.