
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 1 – 20/ 2019 (JR), datë 07.01.2022, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Bajrami për rishikimin e vendimit nr.11(JR), datë 03.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Artan Bajrami për rishikimin e vendimit nr. 11 (JR), datë 03.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.02.2025.