
Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:
Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.