
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 708, datë 26.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.04.2025.