Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 555, datë 22.07.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 555, datë 22.07.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Sali.

Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 07.05.2025, në Tiranë.