Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 42/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 545, datë 30.06.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 545, datë 30.06.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 13.05.2025, në Tiranë.