
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 26 – 38/ 2018 (JR), datë 24.02.2023, që i përket kërkesave të paraqitura nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Ahmet Jangulli me nr. 270 prot., datë 24.02.2023 dhe nr. 47/4 prot., datë 18.12.2024, me objekt rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.05.2025.