
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2022, datë 28.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerta Marku (Çibuku) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 565, datë 26.09.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 565, datë 26.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Blerta Marku (Çibuku).
Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 15.05.2025, në Tiranë.