
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2022, datë 17.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 557, datë 29.07.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 557, datë 29.07.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 28.05.2025, në Tiranë.