Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 12/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 486, datë 15.12.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Arqile Basho pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.06.2025.