Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 650, datë 27.4.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 37/2023, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 650, datë 27.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit  të rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 17.10.2025, në Tiranë.