
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 4/2024, datë 30.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Herila Çela kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 710, datë 30.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 710, datë 30.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Herila Çela.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2025.
