
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2024, datë 26.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 742, datë 13.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 742, datë 13.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.11.2025.
