
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 778, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në pikën 6 të nenit 4 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 451, shkronja “b” dhe nenin 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 36/2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 778, datë 28.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 12.02.2026, në Tiranë.
