
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 43 – 12/ 2018 (JR), datë 13.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Gentian Trenova për rishikimin e vendimit (JR) nr. 10, datë 19.11.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Gentian Trenova për rishikimin e vendimit (JR) nr. 10, datë 19.11.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
