Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
 1.    Lënien në fuqi të vendimit nr. 278, datë 22.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu.
 2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
 U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.12.2022