
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Astrit Faqolli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 9, datë 18.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Astrit Faqolli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 9, datë 18.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 5-14/ 2018 (JR), datë 01.02.2023 dhe me nr. 52-14/2018 (JR), datë 20.04.2023.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
