Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Elsion Sadiku për rishikimin e vendimit (JR) nr. 7, datë 05.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Elsion Sadiku për rishikimin e vendimit (JR) nr. 7, datë 05.04.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me: (i) nr. 20-26/ 2018 (JR), datë 13.02.2023; (ii) nr. 1241 prot., datë 11.12.2024; (iii) nr. 47-26/2018 (JR), datë 18.04.2023.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.