
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Entela Prifti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkueses Entela Prifti për rishikimin e vendimit (JR) nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me (i) nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023; (ii) nr. 203/54 prot., datë 24.05.2023; (iii) nr. 1290 prot., datë 20.12.2024; (iv) nr. 50-3/2019 (JR), datë 20.04.2023.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
